Rekord botëror: Zvicra me shtatë fanella të grisura në të tetën e finales

Date:

23:37:39            2016-06-19

 

 

 

 

Skena kurioze kanë ndodhur në ndeshjen e fundit të Grupit A në mes të Zvicrës dhe Francës, e cila ka përfunduar pa fitues. Plotë shtatë fanella të Kombëtares zvicerane janë grisur, ndërsa në rastin e Admir Mehmedit është dashur të akordohet penallti, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Skena e këtillë ka shkaktuar debate të shumtë: Në minutën 10`, futbollisti francez e tërheqë për fanelle Admir Mehmedin në zonën e rreptësisë aq shumë saqë ajo griset.

 

 

 
Mehmedi menjëherë ka reaguar te gjyqtari se duhet ta ndërrojë fanellën, por loja ka vazhduar edhe më tej. Një vendim i gabuar i gjyqtarit slloven.
Deri në minutën 35` janë grisur gjithsej gjashtë fanella të Kombëtares zvicerane, prej të cilave ajo e Xhemailit, Xhakës (dyfish) dhe Embolo . Sipas komentuesit të SRF janë grisur edhe fanellat e Fabian Schär dhe Valon Behramit.

 

 

 
Por, kjo nuk ishte edhe aq e rëndësishme, pasi Zvicra edhe praktikisht u kualifikua për një raund më tej.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...