“Fjalori i Gjuhës Shqipe” instalacioni më i ri në sheshin “Skënderbej” të Tiranës

Date:

“Fjalori i gjuhës shqipe” është instalacioni më i ri i vendosur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “po e përmbyllim Tetorin e Librit me një instalacion në sheshin “Skënderbej”, një libër gjigant, ndoshta më i rëndësishmi: “Fjalori i gjuhës shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë”.

“Ende gjatë montimit nisi të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nisën të bëjnë fotografi para tij. Por, ai fjalor është edhe funksional. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, mund të kërkoni kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit. Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë”, shprehet Margariti.

“Fjalori i gjuhës shqipe” është fjalori më i madh shqip-shqip i botuar deri më sot. Ky fjalor është hartuar duke u mbështetur te “Fjalori…” i 1980-ës, ripunuar dhe përditësuar. Përmban rreth 35 000 fjalë, 7 000 njësi frazeologjike dhe mbi 100 000 kuptime, pra, leksiku aktiv i shqipes së sotme dhe një pjesë e rëndësishme e leksikut pasiv.

Fjalët në fjalor janë të vendosura sipas rendit alfabetik dhe sipas rendit të pjesëve të ligjëratës (emri, mbiemri, folja, ndajfolja…). Në të gjithë Fjalorin janë zbatuar rregullat e drejtshkrimit të miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972). Fjalori është i pajisur me shpjegime për mënyrën e përdorimit, shkurtimet që janë përdorur, treguesin alfabetik dhe një pasqyrë gramatikore. Ky fjalor është tepër i nevojshëm për bibliotekat e familjeve tona./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...