Papunësia e madhe, veçmas e të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet kyçe të vendin tonë.
Madje, pjesa dërmuese e tyre janë të diplomuar dhe vazhdojnë të kërkojnë punë, apo edhe të detyrohen të dalin jashtë vendit.
Fitim Redenica nga Gjilani sot ka përfunduar fakultetetin e tretë, teksa po kthehet edhe me një diplomë në shtëpi, por pavarësisht kësaj, ai nuk ka arritur ende ta gjej një vend pune.
Madje, Fitimi ka edhe 40 certifikime dhe ka kryer praktika të shumta. Ndërsa ka treguar se edhe pas shumë aplikimeve, është shumë i zhgënjyer, duke thënë që ka ma.shtruar edhe vetën dhe prindërit e tij duke i future ata në kursime të thella. Por, ai ka një shpresë, të paktën mund të bëhet kamarier.
Ky është postimi i plotë i Fitimit:
Sot, përfundova provimin e fundit në fakultetin e tretë, me notë mesatare (9.6), specifikisht në Masterin e dytë në programin E-government.
Së bashku përgjatë këtij rrugëtimi u shoqërova në mbi 40 certifikime, ku secila prej tyre bartë në vete koston e saj. Asesi, edhe praktika nuk më mbeti keqduke mbajtur atë me vite ne ndërmarrje të ndryshme publike dhe private e të cilat më shoqëruan pa asnjë lloj pagese dhe vetëm me shpenzime personale.
Sinqerisht para se të filloja fakultetin e parë mendoja dhe isha fortë i emocionuar që kur do të vie ajo ditë të diplomoj të jem në gjendje dhe i gatshëm t’i dalë në krahë prindërve të mi.
Kjo nuk ndodhi pasi përfundova fakultetin e parë aplikova nëpër shumë institucione shtetërore dhe private madjei kryeja edhe testet me shkrim ndërsa intervista ishte formale dhe zhgënjyese pasi që ishte e pamundur të pranohem “pa ndonjë krahë”.
Nejse nga pamundësia për të gjetur punë me mbarimin e fakultetit të parë vendosa t’i përveshem punës në studimet Master ku për dy vite në afat rekord përfundova edhe këto studime me shpresë që të nesërmen të kem më shumë hapësirë në tregun e punës.
Prap se prapë i zhgënjyer rrënjësisht nuk pata hapësirë edhe pas shumë insistimeve dhe aplikimeve pas shumë shpenzimeve të studimeve e trajnimeve, pas shumë përgaditjes së dokumentacioneve nëpër konkurse të ndryshme pas shumë pre.sioni e mal.tretimi nëpër teste me shkrim e intervista.
Duke mos e gjetur rrugën brenda oborrit të shtëpisë vendosa që t’i përvishem punës edhe në fakultetin e tretë respektivisht në Masterin e dytë në programin E- government në UKZ.
Edhe këtu arrita që në afat të rregullt t’i përfundojë të gjitha provimet e parapara me të gjitha notat e shkëlqyeshme. Më mbetet vetëm edhe mbrojtja e punimit të diplomës. Edhe çka tash? Nga duhet t’ia mbajë? Deri kur më kshtu?
Në fakt po më duket që unë mashtrova vetën dhe mendjen e shëndoshë mashtrova prindërit e mi të cilët i futa në kursime të thella me shpresën që të nesërmen do të shohë dritë në fund të tunelit.
Isha i “ma.shtruar” edhe pas notave të mira, duke harruar që po jetoja në Kosovë e të cilat nota këtu nuk të kryejn punë.
Është shumë e rëndë dhe tm.erruese kur kthehesh duar boshë në shtëpi të vie turpë të dalësh pranë familjes,ani pse faji nuk është i imi.
Punën ndoshta do e fitoja po të bëhesha servil i shumë matrapazëve të cilët na e shkatërruan të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë.
Por, unë nuk zgjodha servilizmin zgjodha rrugën e dijës për të cilët mendoja që do të ketë vlerë.
Zgjodha rrugën ku i kam shpërfaqë shumë vleradhe ku emri im bëri jehonë aty ku isha.
Nejse fundja besojë që ky investim nuk do bjerë poshtë në njërën prej gastronomive të qytetit si kamarier pas përfundimit të kontratës 6 mujore në Komunën e Gjilanit.
Porpërsëri më mbanë një shpresë. Tregu i punës në ditët e sotme është shumë i vështirë udhëheqet nga njerëzit e l.igë e ndoshta gjetja e mundësive mund të jetë e vështirë e t’ju dekurajojë.
Besoni në vetvete, mundësitë do të vijnë. Nuk do të dorëzohem asnjëherë edhe pse tri diploma fakulteti nuk mjaftojnë për një vend pune.
Ne duhet të jem së bashku që t’i mposhtim ata të cilët na e shkatërruan të tashmen e të ardhmen e vendit tonë.
Ne duhet t’i mposhtim ata të cilët na bëjnë të mendojmë si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi. Duhet të bëhemi ra.dikal, karshi shumë njerëzve të paditur të cilët po na prijnë,karshi hijenave të cilët na e pamundësojnë një jetë të rehatshme dhe stabile.