Festa e ditëlindjes shndërrohet në përleshje midis shtetasit nga Maqedonia e Veriut dhe gjermanit

Date:

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas gjerman, janë kacafytur mes vete derisa janë dërguar në spital.

Një mosmarrëveshje në një ditëlindje është përshkallëzuar në Seen të Ëinterthurit në Zvicër. Një shtetas verimaqedonas dhe një gjerman e kanë lënduar njëri-tjetrin. Me këtë rast është dashur të ndërhyjë edhe policia zvicerane.

Festa e ditëlindjes nuk përfundoi mië gjatë natës së diel. Në Seen të Ëinterthurit u shkaktua një zënkë mes dy të ftuarve. Rezultati: një operacion policor dhe një person i lënduar rëndë.

Kjo ndodhi në një restorant në Seen, gjatë një feste private, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com. Rreth mesnatës, verimaqedonasi dhe gjermani u përleshën ashpër, me ç`rast verimaqedonasi u plagos në këmbë, ndërsa gjermani pësoi të ënjtura dhe grithje, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, e cila është duke hetuar shkakun e përleshjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...