Fejzi Hajdari: Dy arsyet kresore për ndryshimin e politikës maqedonase të azilit

Date:

E përditshmja austriake „Die Presse“, me vëmendje të madhe është duke i përcjellë ngjarjet me azilantët në kufirin greko-maqedonas. Me këtë rast, gazeta në fjalë, pas përshkrimit të situatës dramatike në rajon ka marrë edhe një deklaratë të drejtorit të gazetës „Lajm“, Fejzi Hajdari. Ndryshimin e papritur të kursit të Qeverisë maqedonase rreth politikës së azilit, analisti Hajdari e spjegon me arsye të jashtme, por edhe të brendshme.

11001905_893137580736519_6788323400325467352_n

„E para, mendoj se Maqedonia gjithmonë është përpjekur të përfitojë nga situatat e këtilla krize. Rikujtojmë vetëm rastin e luftës në Kosovë, kur Maqedonia përfitoi me miliona euro, edhe pse shumë pak shqiptarë Maqedonia strehoi nëpër vende adekuate. U deshën shqiptarët e Maqedonisë t’i marrin vëllezërit e tyre dhe t’i sistemojnë nëpër shtëpitë e tyre. E dyta, Gruevski dhe qeveria e tij BDI-VMRO, është treguar e aftë, që në situata krize, vëmendjen e opinionit ta zhvendos nga ana tjetër. Mendoj se kjo është nje përpjekje tjetër e radhës e qeverisë BDI-VMRO, që vëmendjen nga kriza e thellë politike, që nënkupton presionin ndaj Gruevskit për ta implementuar Marrëveshjen që e nënshkruan 4 liderët partiakë, ta spostojnë ne kurifin jugor të vendit, ku po ndodh kriza me emigrantët. Po afrohet edhe afati, deri kur duhet të zgjedhet prokurori shtetërorë publik, pikë kjo më e rëndësishme e Marrëveshjes në fjalë, por njëherësh edhe shumë e rrezikshme për funksionarët që ishin të impikuar tek `bombat` e Zaevit, për shkak të krimit dhe korrupsionit“, ka deklaruar për „Die Presse“, analisti Fejzi Hajdari.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...