FC Prishtina e Bernës shënon sukses historik

Date:

11:53:25             2016-05-29

 

 

 

 

Ekipi shqiptar futbollistik FC Prishtina nga Berna e Zvicrës, me një fitore minimale ndaj FC Alle 1:0 që u zhvillua të shtunën në stadiumin Bodenweid, ka shënuar sukses historik në rrugëtimin e saj drejt sukseseve të reja në futbollin zviceran. Me golin e shënuar në minutën 90+1 nga futbollisti Valmir Shala, FC Prishtina edhe praktikisht e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e dytë interajonale zvicerane, duke dëshmuar se vetëm me punë dhe angazhim maksimal sukesest nuk mungojnë. Në praninë e mbi 600 shikuesve të flaktë, loja u zhvillua nën presionin se patjetër duhet fituar, ndërsa kualitetin e lojës e pengoi edhe fakti se luhej kundër një kundërshtari që llogaritet si i padenjë për FC Prishtinën.

 

 

945766_844710295652001_2439304757809935418_n

 

 

 

Por, megjithatë FC Prishtina ia doli në krye, për të kënaqur tifozët e flaktë nga të gjitha trojet shqiptare. Meritë të veçantë për suksesin e tillë padyshim se ka trajneri ambicioz dhe i palodhur i ekipit, Ervin Gashi, i cili për një periudhë kohore dyvjeçare, arriti që klubin ta ngritë për dy rangje më lartë, që nga Liga e tretë, në Ligën e dytë rajonale e deri në Ligën e dytë interajonale. Sukses ky, me të cilin do të krenoheshin edhe klubet më me renome, ndërsa nuk duhet harruar edhe disiplinën dhe angazhimin e gjithë lojtarëve, që janë shndërruar në ambasadorë të vërtetë të diasporës shqiptare, duke përfshirë këtu edhe tifozët e zjarrtë besnikë që nuk hezituan ta përcellin ekipin e tyre të zemrës edhe në viset më të largëta zvicerane. Nuk kanë të ndalur urimet e bashkatdhetarëve për suksesin historik të klubit, ndërsa trajneri Ervin Gashi ka dëshmuar se është Mourinjo i vërtetë, „Number One“ i futbollit shqiptar nga kryeqyteti helvet.

 

13307439_1041314765963065_1359699632382021189_n

 

 

Momentin e golit të fitores mund ta ndiqni në vegzën e ekipit FC Prishtina në Facebook: https://www.facebook.com/prishtinafc/?fref=ts

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...