FC Kosova feston suksesin në Rinora 4
Duke i falënderuar pikëve të dënueshme që FC Kosova i kishte për një, më pak se konkurrenti Kreuzlingen, ekipi shqiptar u inkuadrua në Ligën e parë zvicerane promovuese pas fitores 2:1 kundër Amrisëilit. Lidhur me festimin e klubit, kanë informuar bile edhe televizionet kosovare, shkruan „20 Minuten“
„Ndjenja është e papërshkrueshme“, deklaron Arsim Hyseni. Trajneri 48-vjeçar është i vërshuar nga telefonata, SMS-a dhe e-maile të shumtë, të cilëve nuk mund tu jep hall. Të gjithë dëshirojnë që t`ia urojnë sukesesin e madh, në historinë 21-vjeçare të ekipit, inkuadrimin në Ligën e parë promovuese zvicerane.
Fitoren vendimtare, FC Kosova e shënoi të shtunën në ndeshjen kundër ekipit FC Amriswil në kuadër të Ligës së dytë ndërrajonale në grupin 6: Në minutën 14, ishte Edmond Kabashi që e shënoi golin e parë për rezultatin 1:0. Vetëm tetë minuat më vonë, rezultati u ngritë në 2:0. Jo se FC Kosova krijoi ndonjë aksion të mirë, por ishte një autogol i vendësve. Zvogëlimi i rezultatit në 2:1 në minutën 73, krijoi një tension të papritur, por shqiptarët nga Cyrihu nuk lejuan befasi.
Rreth 1.300 tifozë, shumica kosovarë, e vërshuam fushën e gjelbër, duke krijuar një pamje impozante. „Atmosfera ishte e shkëlqyeshme, vetëm se kishim frikë që në pesë minutat e fundit tifozët tanë të mos futeshin në fushën e gjelbër“vazhdon Hyseni. Vetëm nga ora 19.45 u thyen të gjitha barrierat.
Më tepër se një orë, tifozët dhe ekipi e festuan inkuadrimin në fushë të gjelbër, të shoqëruar nga ekipi i Televizionit shtetëror kosovar RTK. „Do të përgatisim një reportazh 30 minutësh për shoqatën tonë dhe inkuadrimin në Ligën e parë“, ka pohuar Hyseni.
Suksesi i ekipit varej nga vetëm një gabim i vogël: Në Amriswil nuk kanë guaxuar të arkëtojnë ndonjë pikë të dënueshme, pasi konkurrenti Kreuzlingeni do të kishte qenë i rrezikshmë (të përkujtojmë se në Zvicër gjatë pikëve të njëjta, nuk meret parasysh golaverazhi më i mirë, por fer pleji i ekipit, duke llogaritur kartonët – vërejte E.G.). „Ne jemi të njohur për korrektësinë tonë“, thotë në vazhdim Hyseni. Me 51 pika të dënueshme, ekipi është në vendin e dytë në të gjitha ligat e dyta, ndërsa Kreuzlingeni ka pasur 52.
FC Kosova me 180 lojtarë të licencuar, sipas Hysenit është „një shenjë e mirë për integrim“. është paraparë që të profesionalizohet reparti i juniorëve, ndërsa ekipi i parë ka nevojë për nëj apo dy përforcime. Të holla për këtë vijnë nga sponsorët si dhe të hyrat nga ndeshjet – në çdo lojë në terren nikoqir, llogariten diku rreth 1500 tifozë. „Por, aty-këtu edhe kryetari i ekipit e hap portofolin e tij“, thotë Hyseni, i cili meret me një sigurim.
Ai dhe ekipi janë tejet të lumtur për inkuadrimin në Ligën e parë: „Ende nuk e kam festuar si duhet këtë sukses“, thotë Hyseni. Pas ndeshjes vendimtare, i gjithë ekipi është ftuar për një darkë nga pronari i picerisë „Corona“ në Schlieren ZH. Më pastaj, festa u vazhdua në Rinora 4 në Rümlang ZH – festë të cilën Hyseni nuk ka dashur ta lëshojë.
Në diskotekën më të madhe shqiptare në Zvicër u kremtua pa masë: „Ne qëndruam aq gjatë atje, sa që ishim të detyruar të pastrojmë lokalin pas festës“, ka deklaruar kapiteni i ekipit, Nesret Limani.