Problemi i banimit në Zvicër është një çështje e rëndësishme, pasi shumica e tyre janë shtrenjtë por edhe të papërshtatshme për arsye të ndryshme. Prandaj, disa familje kanë përzgjedhur të jetojnë në mënyra dhe lokacione të ndryshme, psh. pranë autostradave, stacionit të trenit, bordellove, sipër ndonjë pike karburantësh apo edhe të ndonjë varreze!
Një shpallje për një banesë në qarkun tre të qytetit të Cyrihut kishte bërë jehonë të madhe. Banesa me katër dhoma e gjysmë u ofrua me një çmim të përballueshëm. Një ofertë e rrallë në këtë qytet, por me një mangësi të vetme: Banesa gjendet afër varrezave, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com.
Tashmë një vit, Filipi dhe familja e tij jetojnë mu në këtë banesë, në varrezat e Sihlfeld në Cyrih. Së bashku me partnerin dhe dy fëmijët, ata kanë 4,5 dhoma në dy kate.
Që në shikim të parë. Ata u dashuruan në këtë banesë. «Unë mendoj se apartamenti me muret e larta është i mrekullueshëm. Nuk është një apartament i jashtzakonshëm“, thotë Filipi.
Varret nuk e shqetësojnë Filipin: «Kemi vetëm fqinjë të vdekur. Është e shkëlqyeshme». Ai nuk beson në fantazma. Prandaj, asnjë ndjenjë e keqe nuk zvarritet mbi të. Vajza e vogël përfiton nga hapësirat e gjelbërta dhe ka shumë hapësirë për të luajtur: „Është si të jetosh në mes të një parku“, ka përfunduar ai.

