Familja Salihu vazhdon traditën e sporteve luftarake

Date:

Së shpejti në Komunën Çair të Shkupit do të fillojë punën klubi APL (Aftësi të përziera luftarake) „Shkorpion“ nën udhëheqjen e Avdyl Salihut me trajnerin Arian Jusufi

 

Përpos orientimit bazë për paraqitjet në ALP, klubi ka për qëllim të marrë pjesë edhe në kampionatet vendore të mundjes, sambo dhe grapling.

 

„Më herët kam qenë trajner në disa klube, si në KB Shkupi, KM Hedis dhe i reprezentacionit deri në moshën 19-vjeçare. Qëllimi ynë është të punojmë me të gjitha kategoritë, deri kur të formojmë sportisë të mirë që të na përfaqësojnë jashtë vendit“, deklaron themeluesi ideologjik i klubit, Avdyl Salihu i cili është i mendimit se duhet të krijojë diçka personale që do të njihej jo vetëm në vend, por edhe më gjerë, transmeton portali „ipon.mk“.

 

Ai pret përkrahje edhe Komuna e Çairit, gjegjësisht nga kryetari Izet Mexhiti, pasi klubi do të stacionohet në afërsi. Avdyl Salihu thekson se përparësia e tij qëndron në faktin se ai është profesor i diplomuar i edukatës fizike, në mënyrë që ai është në gjendje sportistëve t`ua transferojë më së miri përgatitjen fizike përmes mundjes, boksit dhe xhudos. Nga ana tjetër, Jusufi është mjeshtër për jiu jitsu, grapling dhe full kontakt.

sdfasdfasdfa

Strategjia e klubit nuk do të jetë të bëhet diçka në të shpejtë, por me durim dhe punë të palodhshme të arrihet deri te rezultatet e dëshiruar me dy-tre sportisë kulminantë, të cilët do të përfaqësojnë arritjet në botën e APL.sdfasdfasdfa

 

Është ky një vazhdim i traditës së familjes së njohur Salihu për tu kultivuar edhe më tej, me sukses, imazhi i sporteve luftarake që te kjo familje ka rrënjë të thella, duke përmendur legjendën e boksit, kampionin Aziz Salihun, si dhe Faton e Enver Salihu të cilët me vite të tëra ishin inspirim i të rinjve për t`iu rrekur këtij sporti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...