Një helikopter është rrëzuar të enjten në Haëai. Midis viktimave është edhe një familje prej katër personash nga Zvicra, e moshës midis 10 dhe 50 vjeçare.
Të shtatë viktimat humbën jetën në një përplasje të një helikopteri ekskursioni mbi arkipelagun amerikan të Haëaiit – përfshirë edhe një familje prej katër personash nga Zvicra. Kjo u njoftua nga policia Kauai të shtunën (sipas kohës lokale), shkruajnë mediat amerikane, transmeton Shtegu.com.
Shpresat e fundit për gjetjen e dikujt të gjallë, u shuan pasi rifilluan punën ekipet e shpëtimit të shtunën, njoftoi policia në rrjetet sociale.
Autopsitë e trupave për identifikimin zyrtar të viktimave gjatë të shtunës kanë qenë ende në pritje. Asnjë detaj tjetër nuk dihet. Departamenti Federal zviceran i Punëve të Jashtme (EDA) deklaron se hetimet janë duke vazhduar. Identifikimi zyrtar i viktimave nuk ka përfunduar ende. Konsullata zvicerane në San Francisko është në kontakt me autoritetet lokale.

