Preshevarit në Maqedoni i konfiskohen 142.395 euro

Date:

17:06:27       2015-12-18

 

Në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, gjatë një kontrolli të një veture me autotarga serbe, doganierët maqedonas kanë zbuluar 152.395 euro të fshehura në një bunker special të veturës.

 

 

Siç bën të ditur gjatë të premtes Drejtoria doganore e Maqedonisë, më 16 dhjetor rreth orës 20.00, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të Maqedonisë, është ndaluar një veturë udhëtarësh e llojit Mercedes E220, me autotarga serbe, e drejtuar nga një shtetas serb nga Presheva. Gjatë kontrollit detal të veturës, në pjesën e përparme të veturës, në afërsi të autotargës, është zbuluar një bunker special në të cilin janë gjetur 152.395 euro.

 

 

Në bazë të Ligjit për afarizëm devizor, personit i janë kthyer 10.000 euro, shumë të cilën çdo shtetas i huaj mund ta kalojë nëpër Maqedoni, ndërsa 142.395 eurot e tjera i janë konfiskuar përkohësisht dhe janë vendosur në arkën e Bankës popullore të Maqedonisë.

 

 

Ndaj personit në fjalë do të merren masa përkatës ligjore, shkruajnë mediet në Maqedoni, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...