Erdogan i bindur se SHBA-ja nuk do të vendosë sanksione ndaj Turqisë

Date:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se ai është i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione ndaj shtetit të tij, pasi Ankaraja insiston që të mos e anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Erdogan është takuar në margjinat e samitit të G20-ës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump me të cilin kanë biseduar për marrëveshjen e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemeve S-400.

“Dëgjuam nga ai (Trump) se nuk do të ketë diçka të tillë (sanksione)”, tha Erdogan.

Erdogan insistoi se Turqia dhe SHBA-ja janë partnerë strategjikë dhe shtoi se “askush nuk ka fuqi që të ndërhyjë në sovranitetin e Turqisë”.

Zyra e Erdoganit, përmes një deklarate tha se presidenti Trump ka shprehur dëshirën e tij që çështja e sistemit S-400 të mund të “zgjidhet pa prishur marrëdhëniet bilaterale” SHBA-Turqi, raporton AFP.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni që marrëveshja për blerjen e këtij sistemi të mbrojtjes raketore të anulohet, Erdogan vazhdimisht ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë dhe së fundmi ka thënë se dërgesa e parë e sistemeve ruse do të arrijë në Turqi në mesin e muajit korrik.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...