Enveri mendon se ngjarjet e Parisit u shfaqën edhe në Zvicër

44 Lexime

Pasi një mysafir ishte dëbuar nga një lokal në Langstrasse të Cyrihut në Zvicër, ai ishte kthyer i armatosur me një pushkë në dorë. Shqiptari Enver S. nga afër e kishte përjetuar rastin.

 
Së bashku me kunatin e tij dhe disa shokë të tjerë, shqiptari 19-vjeçar Enver S. (emër i ndryshuar) kishte dalë natën e së hënës për të shëtitur në Langstrasse. Pasi kishin pirë nga një gotë, ata kishin zbarkuar në lokalin „Piranha-Bar“.

 

 

Rreth orës 04.30, kunati i tij papritmas kishte hyrë në lokal duke e thirrë që të shohin një person të armatosur me pushkë në rrugë. „Fillimisht mendova se do të ndodhë e njëjta gjë si në Paris dhe tëthem të drejtën, u shqetësova“, ka deklaruar Enver S. për „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Nga dritarja e lokalit ai kishte mund të shohë se si truprojet kishin arritur të çarmatosë personin e armatosur. „Njëri qëndronte me këmbë mbi pushkën, ndërsa tjetri e goditi me disa grushte“, vazhdon ai.

 
Në këtë tollovi, Enver S. filloi të largohet nga lokali, duke kaluar në anën tjetër të rrugës. Në atë moment, ia mbërrin një veturë policore, prej nga dalin dy policë me pistoleta të drejtuara nga sulmuesi. „Ata i drejtuan armët nga personi me pushkë, e shtrinë përtokë dhe ia vunë prangat“.

 

 

Edhe zëdhënësi i policisë, Marco Cortesi, e ka konfirmuar rastin: „Kemi njësi elite të cilët për pak minuta janë në vend të ngjarjes dhe zakonisht e parandalojnë më të keqen“, ka deklaruar ai.

 

 

Dëshmitari shqiptar Enver S. me siguri se u lehtësua pasi e gjitha përfundoi. Sipas pohimit të tij, ishte hera e parë që ai e kishte vizituar këtë lokal: „Ishte një përvojë e madhe për mua, por unë sërish do të shkoj, pasi aty ishte vend argëtues, duke përjashtuar rastin në fjalë“.

 

 

08:54:44      2015-12-02