Belgjikë: Njëzet e një vit burg kosovarit që theri bashkëshorten

39 Lexime

06:18:13             2016-02-09

 

 

 

 

Gjykata e krimeve të rënda në Bruksel të Belgjikës ka shpallur vendimin e saj: Safet B. është dënuar me 21 vite burg për vrasje të bashkëshortes.

 

 

 

Personi na fjalë, një shtetas 40 vjeçar belg me origjinë nga Kosova, e kishte therë bashkëshorten e tij më 4 qershor 2013, në Laeken.

 

 

 

Safet B. është shpallur fajtor, mbrëmjen e së enjtes, nga trupi gjykues i Gjykatës penale në Bruksel, për vrasje të bashkëshortes. Gjykata e dënoi të premten me 21 vite burg, shkruan „L`Avenir“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Ai ishte akuzuar se ka therë bashkëshorten e tij, Violeta M., pak pas ndarjes së tyre, më 4 qershor 2013 në banesën e tij në Laeken.

 

 

 

Disa ditë para se të ndodhte krimi, bashkëshortja e tij kishte ardhur në Bruksel për ta vizituar djalin e tyre më të ri, që gjendej në spital. Ajo kishte kaluar katër ditë te bashkëshorti i saj, me djalin e tyre. Më pas, më 4 qershor 2013, rreth orës 01.00 të mëngjesit, ajo kishte dashur të kthehet në Gjermani, ku kishte gjetur një banesë tjetër. Safet B. kishte tentuar ta pengojë, duke filluar zënkën me të dhe duke e therë.

 

 

 

Fillimisht, ai kishte deklaruar se ende e kishte dashur bashkëshorten dhe se nuk e kishte përkrahur në idenë që ajo të largohet sërish, duke pohuar se me këtë rast „e kishte humbur kontrollin“.