Tre persona të vrarë në Cyrih të Zvicrës, pengmarrësi vret dy gra dhe vetveten

64 Lexime

12:35:16                 2019-05-31

 

 

Mëngjesin e së premtes, një burrë 60-vjeçar i armatosur, në një banesë në qarkun 3 në Cyrih, ka marr peng dy gra. Rreth tre orë më vonë, në banesë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Rreth orës 05.22, në emergjencën e qytetit të Cyrihut ka ardhur një thirrje telefonike nga një grua, e cila ka pohuar se ka nevojë për ndihmë. Paralelisht, një telefonuese gjithashtu kishte raportuar se në një banesë në afërsi po dëgjohej zhurmë, prej nga kërkohej ndihmë. Forcat policore menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me një person nga dritarja.

Ai pohonte se kishte dy gra si pengje dhe po kërcënonte se do t`i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë, thuhet në një komuniaktë të policisë, njofton Shtegu.com. Ndërkohë, forcat e tjera të policisë, përfshirë njësinë e ndërhyrjes Scorpion dhe specialistë të grupit negociues, arritën kontaktuan pengmarrësin. Në të njëjtën kohë, lokacioni u rrethua nga policë me uniformë.

Në kontaktin e fundit në ora 08.30, pengmarrësi deklaroi se do të heq dorë për 10 minuta dhe do t`i dorëzohet policisë. Pak minuta më vonë, disa të shtëna u dëgjuan në banesë, gjë që nxiti njësinë e ndërhyrjes Scorpion që të futtet në banesë. Policia hasi tre persona të plagosur rëndë, dy gra dhe një burrë, njofton Shtegu.com. Megjithë përpjekjet e menjëhershme për rianimim, që të tre vdiqën në vend. Arma e vrasjes, një pistoletë, është siguruar.

Ende nuk dihen arsyet e këtij akti dhe hetimet janë në rrjedhë e sipër. Personi i vrarë është një zviceran 60-vjeçar. Të dy gratë, kombësitë e të cilave ende nuk janë verifikuar, janë 34 dhe 38 vjeçe.