Ekzekutohet xhihadisti zviceran që kritikoi ISIS-in

Date:

Para katër vitesh, shtetasi zviceran Majd N. ishte nisur për Xhihad, përmes Kenisë, Jordanisë deri në Siri. Tashmë ish gjimnazisti nga qyteti Biel i Zvicrës është vrarë nga Shteti Islamik, pasi ishte pronocuar negativisht kundër kësaj organizate terroriste, shkruajnë mediet zvicerane.
Katër vite nën emrin e Xhihadit, 24-vjeçari Majd N. ishte angazhuar në luftë. Odiseja e tij përmes Somalisë, Kenisë dhe Jordanisë, kishte përfunduar në Siri. Pas një kritike publike ndaj organizatës terroriste, ai dhe bashkëshortja e tij, janë distancuar nga anëtarët e ISIS-it. Njëzetekatërvjeçari kishte kritikuar se ushtarët e ISIS-it janë keq të organizuar, se plaçkitjet gjatë luftës janë të shpërndara në mënyrë të parregullt dhe se myslimanët ishin plaçkitur.
Kështu, një ditë, tenda e çiftit ishte sulmuar, me ç`rast Majd N.u godit tre herë në këmbë. Gjatë kësaj, atë e ofenduan me fjalën „Murtad“ që do të thotë i pafe.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me bashkëshorten e tij. Sipas „Sonntagszeitung“, Majdi kishte mbijetuar për tre ditë me radhë në mënyrë të çuditshme. Për herë të fundit ai kishte biseduar me të ëmën përmes telefonit, ndërsa gjatë ditës së tretë, ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Sipas disa burimeve tjera, ai ose ka vdekur pas plagëve të marra, ose është qëlluar me një plumb në gjoks nga një luftëtar i ISIS-it.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...