Në foto mund të shihen modelet e ndërtimit nga arkitekti japonez Kenzo Tange, i cili edhe e krijoi panin për ndërtimin e Shkupit, pas tërmetit katastrofal të vitit 1963
13:01:50 2017-10-13
Ashtu si edhe shumë qytete të Lindjes, edhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi është një metropolë e rrënimeve, të cilat janë realizuar sipas stileve dhe kundërshtimeve të ndryshme, në periudha të ndryshme. Edicioni i ri i ekspozitës austriake të Vjenës „Arkitektura në Ringturm“ që fillon nga e enjtja, do t`i kushtohet qytetit nga Ballkani, i cili aktualisht numëron gjysmë milioni banorë.
Në fillim të rrëfimit arkitekturor, temë kryesore do të jetë procesi i transformimit pas përfundimit të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shkupi u shndërrua në një qytet europian. Në këtë periudhë u ndërtuan rrugë, bulevarde dhe sheshe të rinj, të cilët u ndërthurrën me modernizimin e atëhershëm.
Vala tjetër e moderinizmit pasoi në kohën sa ishte pjesë e Jugosllavisë, si simbol modern i pavarësisë në kontekstin komunist. Nën ndikim të arkitektëve botërorë, siç ishte Le Corbusier, pas përfundimit të luftës u ndërtuan objekte socialiste siç ishin shitoret „Nama“ apo fabrika të ndryshme.
Ky zhvillim i Shkupit u ndërpre nga data vendimtare e 26 korrikut 1963, pas një tërmeti të fuqishëm, me ç`rast qyteti u shkatërrua 80 për qind. Vijoi një pluralizëm stilistik pavarësisht nga të gjitha planet monumentale, ndërsa pas pavarësisë së Maqedonisë u zëvendësua me një periudhë renacionalizimi. Me ndërtime pseudohistorike dhe monumente historiko-narrative, prej atëherë u bënë përpjekje që Shkupi të bëhet kryeqytet kombëtar i Republikës së re.
Ekspozita „Shkupi – Arkitektura e kontekstit maqedonas do të jetë e hapur nga data 12 tetor deri më 17 nëntor në „Ringturm“ Schottenring 30, 1010 Vjenë, nga e hëna deri të premten prej orës 09.00-18.00). (Shtegu.com)


