Vrasja për gjakmarrje në Visselhövede: Procesi fillon në muajin nëntor

Date:

16:16:54                2017-10-13

 

 

Për shkak të vrasjes së një shqiptari 46-vjeçar në rrugët e qytetit Visselhövede të Gjermanisë, dy shqiptarë të dyshuar do të gjykohen para Gjykatës gjermane në muajin nëntor. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësja e Gjykatës së rrethit në Verden, gjatë të mërkurës.

Paraprakisht, Prokuroria gjermane kishte ngritur akuzë për vepër penale „vrasje“. Dy shtetasit e dyshuar shqiptarë, të moshës 23-, dhe 24-vjeçare kanë vepruar duke iu referuar gjakmarrjes, ka pohuar prokurori gjerman Lutz Gaebel, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë muajit janar të këtij viti, ata dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri disa herë nga motoçikleta në shtetasin 46-vjeçar shqiptar. Pak ditë më vonë, ai ka ndërruar jetë në spital.

Atëbotë, rasti kishte shkaktuar reagime të shumta. Një plumb kishte depërtuar në klasën e një shkolle në afërsi, por për fat të mirë nuk ka lënduar askend.

Sipas hetuesve, ngjarja ka të bëjë me një vrasje paraprake të cilën viktima e kishte kryer ndaj një anëtari të tyre familjar në Shqipëri, vepër për të cilën edhe ishte dënuar, ka spjeguar prokurori Gaebel. Për shkak të sjelljes së mirë, ai ishte liruar më heret nga burgu, që më pas të arratisej në Gjermani. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...