Ahmeti: Historia nuk shkruhet pa mua

Date:

21:11:07           2017-10-12

 

 

“15 vite jam në Qeveri, por kam qenë opozitë”, kështu tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para banorëve të Gostivarit ku partia e tij mbajti tubimin qëndror të së mërkurës në kuadër të zgjedhjeve lokale. Ahmeti i nënvlerësoi të gjitha partitë tjera shqiptare, dhe tha se ai ka dalë fitimtar jo vetëm përballë partive shqiptare por edhe përballë atyre maqedonase. Ahmeti u shpreh i bindur se shqiptarët e dinë se ai nuk dëshiron ta pasurojë karrierën politike, por ndjehet më shumë se krenar me, siç tha ai, tre luftërat të cilat i ka fituar, në Kosovë, Luginë të Presheves dhe Maqedoni. Për këtë ai tha se:”Historia pa mua dhe bashkluftëtarët e mi nuk shkruhet”. Në vazhdim Ahmeti u lavdërua se është njeri i fjalës, madje për këtë ai u shpreh se i besojnë edhe partitë maqedonase.

“Historia pa mua dhe bashkluftëtarët e mi, nuk shkruhet, as e Kosovës, as e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe besoj që këtë të gjithë e dinë të gjithë e kuptojnë, që unë nuk përpiqem, nuk punoj tani për ta begatuar këtë karrierë timen”, tha më tej Ahmeti. (Tetova1.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...