EKSKLUZIVE: Një urim special për Festën e Pavarësisë vjen nga Tokyo e Japonisë

66 Lexime

13:46:45                2017-11-28

 

 

 
 
Opinioni shqiptar ka shumë pak njohuri për Shqiptarët që jetojnë në Japoni. Përmes burimeve të veta, „Shtegu.com“ ka arritur të kontaktojë me njërin prej bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë shtet të Lindjes së Largët. Bëhet fjalë për Agim Recin, i cili në Japoni kishte ardhur në vitin 1997. Deri në atë kohë ka punuar si pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Me formimin e tij profesional ne Universitetin e Politeknik, ai konkurroi për një bursë për master e cila iu aprovua, duke përfunduar me sukses Masterin dhe Doktoraturën në vitin 2003 ne Universitetin e Tokyos. Për dy vite me radhë punoi si hulumtues në të njëjtin Universitet, që më pas të fillojë punën në gjigantin botëror „PwC“ i cili është i përfaqësuar në 158 vende të botës me mbi 236 mijë të punësuar. Kjo sipërmarrje ka për qëllim të përforcojë besimin ne shoqëri dhe të zgjidhë e ndërmjetësojë në probleme të rëndësishme.
 
Shijet për jetën, shoqërinë dhe partnerët, Agimit ia imponuan një ndryshim të madh që e nxiti të martohet me bashkëshorten e vet Japoneze, me të cilën ka dy fëmijë: Jorikun 12-vjeçar dhe Ledanin 7-vjeçar. Agimi, së bashku edhe me shumë bashkatdhetarë të tjerë – Gjergjin, Gencin, Mikin, Arberin, Shpendin, Pjerinin, Klevisin, Isufin, Paolon, e të tjerë, të ftuar nga Ambasador Gjergji Teneqexhiu mblidhen tek Ambasada e Shqipërisë ne Tokyo për të festuar Ditën e Pavarësisë më 1 Dhjetor. 
 
 
Me rastin e përvjetorit te 105 te Festës së Pavarësisë, Agimi ju uron Festën të gjithë shqiptarëve anembanë botës.