Lirohet nga burgu shqiptarja që dyshohet se furnizoi atentatorin e Nicës

42 Lexime

17:27:15               2017-11-28

 

 

 

Një shqiptare e dyshuar se ka qenë pjesëmarrëse në furnizimin e vrarsësit të Nicës gjatë vitit të kaluar, me ç` rast jetën e humbën 86 persona, është liruar nga burgu nën mbikëqyrje gjyqësore.

 

Shqiptarja 43-vjeçare Enkelejda Zace, është liruar nga burgu më 21 nëntor të këtij viti, por sipas një burimi gjyqësor, Prokuroria e Parisit ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të një gjykatësi francez.

 

Ajo ishte arrestuar më 17 korrik të vitit të kaluar në Nicë, së bashku me shoqëruesin e saj, Artan Henaj.

 

Që nga fillimi i hetimeve, autoritetet ishin përqendruar kryesisht në celularin e atentatorit, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili u kishte mundësuar të zbulojnë çiftin shqiptar të dyshuar, shkruan „Le Dauphine“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Drejtësia franceze, shqiptarët i ka akuzuar se e kanë furnizuar atentatorin me një pistoletë autoamtike me ndërmjetësimin e shtetasit tunezien , Ramzi Arefa, si edhe me një kalashnikov.

 

Gjatë ditës së kobshme ishin arrestuar nëntë persona të dyshimtë, tetë prej të cilëve vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Të gjithë janë të dyshuar se në mënyra të ndryshme e kanë ndihmuar atentatorin për sulmin që e kreu në Nica të Francës. (Shtegu.com)