Ekskluzive: Modestia e kryetarit të Irlandës mahnitë shqiptarin

Date:

Xhevahir Memeti me kryetarin e Irlandës, Zotëri Michael D. Higgins

 

 

 

15:38:32               2016-04-13

 

 

 

Sekretari i përgjithshëm i UEJL-së, Dr. Xhevahir Memeti, këtyre ditëve mori pjesë në Konferencën vjetore të Asociacionit të Universiteteve Europiane (EUA) që u mbajt në Galway të Republikës së Irlandës. Tema e konferencës ishte „Bricks and Clicks“ (tullat dhe kliket) metaforë për kombinimin e universitetit tradicional, që kushtimisht, më shumë mbështetet në infrastrukturë (ndërtesa ose kapacitete fizike -tulla), me trendet moderne të digjitalizimit (kliket) që përshkojnë indin institucional dhe shoqëror modern. Në konferencë, në ditën e parë, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Irlandës, njëherit edhe  profesor universitar dhe shkencëtar. Të gjithë të pranishmit, ai i mahniti me thjeshtësinë, modestinë, mençurinë dhe inspirimin që u përshëndet me duartrokitje frenetike. Universiteti i Shtulit i ndjekë këto konferenca rregullisht, në synimin e vet që të mbetet universitet më i mirë në Maqedoni dhe rajon. Për ta arritur këtë, UEJL ka edhe ekspertizën e burimeve njerëzore, edhe kapacitetet dhe infrastrukturën shembullore të teknologjisë informative në kampusin e Universitetit, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...