Shqiptari nga Maqedonia deklason Komunën zvicerane

Date:

18:17:06              2016-04-13

 

 

 

Në nëntor të viti të kaluar, Komuna Dintikon në Zvicër, në një mbledhje të saj të rregullt kishte refuzuar kërkesën e një shqiptari nga Maqedonia, për të marrë shtetësinë zvicerane, bile pa asnjë koment të vetëm. Por, prindi shqiptar nuk ishte pajtuar aq lehtë me këtë. Haki Iseini (35) në Zvicër kishte ardhur si 12-vjeçar- në kuadër të bashkimit familjar. Ishte ky viti 1992, para 23 viteve. Ai kishte shpresuar se do të pajiset me pasaportë zvicerane, si dhe bashkëshortja e tij (34), si dhe dy vajzat (7-, e njëvjeçare). Familja është shqiptare nga Maqedonia dhe tash e tetë vite jeton në Dintikon, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

20740246

 

 

Pas kësaj, ai paraqet ankesë në Këshillin kantonal, i cili shqiptarit nga Maqedonia i ka dhënë të drejtën e shtetësisë, „për shkaqe formale“, thuhet në një komunikatë për shtyp.

 

 

 

 

 

Komunës së Dintikonit, ky hap do t`i kushtojë pak të holla, pasi me miratimin e ankesës së Hakiut nga Këshillin kantonal, shpenzimet juridike bien në barrë të arkës komunale. Këto shpenzime shkojnë në adresë të Komunës, pasi edhe kanë bërë një gabim të madh gjatë procedurës së natyralizimit, duke vendosur në mënyrë arbitrare, pa dhënë ndonjë argumentim.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...