Gjermanët ndihmojnë me sukses shqiptaren 18-vjeçe për të qëndruar në Gjermani

35 Lexime

09:58:27            2016-02-14

 

 

 

Protesta kundër dëbimit të një shqiptareje 18-vjeçare në Bielefeld, ka shkaktuar debate të ashpra në Gjermani. Tashmë është anuluar urdhërdëbimi për shqiptaren

 

 

 

Grupi gjerman i azilit i ka kundërshtuar kritikat e gjykatësit gjerman Jens Gnisa, i cili i kishte refuzuar protestat e para një jave për parandalimin e dëbimit të një shqiptareje. Siç raporton „nw.de“, në korrik të vitit të kaluar, rreth 50 protestues kishin tentuar ta parandalojnë paraburgimin për dëbim të një shqiptareje 18-vjeçare, me bllokada të rrugës duke u ulur në te, transmeton „Shtegu.com“. Në fund të mobilizimit shtatorësh policor, gjykatësi Gnisa u kishte siguruar protestuesve një prolongim të procesit gjyqësor. Disa ditë më vonë, komuna e kishte anuluar dëbimin e shqiptares për shkaqe humanitare.

 

 

 

 

Para një jave, me një kritikë të ashpër është pronocuar edhe gjykatësi Jens Gnisa: „Me këtë rast është ushtruar dhunë ndaj vendimit të një gjykatësi të pavarur. Me këto veprime është penguar vendimi gjyqësor dhe unë i kritikoj ashpër ato“, ka përfunduar gjykatësi.

 

 

 

Grupi gjerman i azilit, i cili në atë kohë kishte marrë pjesë në protestën në fjalë, tashmë ka marrë qëndrimin e tij: „Protesta jo vetëm që ishte legjitime, por edhe juridikisht ka qenë në rregull. Shqiptarja ka qenë e paraburgosur në mënyrë të padrejtë. Vendimet e këtilla të gjykytyve jo vetëm që janë të zakonshme, por edhe janë shndërruar në rregull“, thuhet në reagimin e Grupit gjerman të azilit.