Ekipi gjerman SV Babelsberg 03 në këmbë për të shpëtuar trajnerin nga Maqedonia

Date:

08:22:45            2016-02-28

 

 

 

Ankth i vërtetë e ka kapluar ekipin e Ligës rajonale të futbollit gjerman, SV Babelsberg 03: Ndihmës trajneri i projektit për refugjatë „Welcome United“ do të dëbohet nga Gjermania. „Deri në fillim të javës së ardhshme, Zahirat Juseinov duhet të mendohet nëse vullnetarisht do të kthehet për në Maqedoni. Përndryshe, ai do të dëbohet me dhunë“, ka konfirmuar të shtunën për mediet gjermane shefi i ekipit, Archibald Horlitz, njofton „Shtegu.com“.

„Ne nuk e kuptojmë më botën: Nga çdo anë ne jemi shpërblyer për punën tonë integruese. Dhe tani, dikush thjesht do të na shkatërrojë“, pohon ai. Bile edhe producenti i njohur gjerman Til Schweiger e ka përkrahur ekipin e refugjatëve, i cili në verë të vitit të kaluar u themelua nga përkrahësit e Babelsbergut, në bashkëpunim me ekipin. Ai është ekipi i parë gjerman për refugjatë, i cili ka marrë pjesë zyrtarisht në Ligën e dytë të rrethinës Havelland.

Por, ekipi nuk do ta pranojë edhe aq lehtë dëbimin e shtetasit maqedonas, duke organizuar menjëherë një peticion online, së bashku me tifozët e tij. Në këtë rast, duhet të aktivizohet edhe Komisioni për raste të rënda nga Brandenburgu. „Tashmë gjashtë vite, Zahirati është duke jetuar në Gjermani. Ai ka një leje zyrtare të punës dhe për momentin është i punësuar. Fëmijët e tij flasin më mirë gjermanisht se sa gjuhën e tyre amtare. Për mua, ata janë plotësisht të integruar“, ka përfunduar Horlitz.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...