Kino Kosova – edicioni i dytë këtë vit në Bern në KinoREX dhe për herë të parë në Cyrih në kinemanë RIFFRAFF dhe në Gjenevë në kinemanë CinéLUX, krijon hapësirë për filma aktualë nga Kosova dhe diaspora. Filmat e zgjedhur të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë tregojnë perspektiva të ndryshme nga vendi akoma i ri dhe pasqyrojnë marrëdhëniet e veçanta midis Zvicrës dhe Kosovës.
Përveç filmave, audienca do të ketë mundësi për të takuar regjisorë dhe artistë – në diskutime në panel dhe koncerte.
Kino Kosova tregon histori nga dhe me njerëz të ndryshëm dhe kështu bëhet një vend shkëmbimi midis komuniteteve të ndryshme.
Temat e filmit janë unike, histori të jashtëzakonshme që na trazojnë, na bëjnë të mendojmë, frymëzojnë dhe mund të na japin një përvojë krijuese. Kino Kosova dëshiron të befasojë audiencën e saj dhe në të njëjtën kohë t’i udhëzojë ata përmes asaj që kemi për të ofruar në bazë të preferencës, interesit dhe temave.
Kino Kosova është organizuar nga KULTURALINK – organizatë e bazuar në Bernë që punon kryesisht me art dhe kulturë.
Informacione të mëtejshme të programit gjenden në faqen e internetit:
Cyrih 19-22 gusht 2021 Kino Riffraff
Bern 22-26 shtator 2021 KinoRex
Gjeneva 7-8 tetor 2021 Cinelux
Andaj, të gjithë adhuruesit e kinematografisë së Kosovës dhe për Kosovën, të cilët kanë vullnet dhe mundësi për të promovuar këtë event, kontribuojnë me donacione apo formave tjera të mbështetjes, luteni të kontaktoni z. Sabahet Meta, Menaxher i Projektit, cc në këtë e-mail apo edhe në numer telefoni: 078 726 93 13.

