Avokati serb trafikon drogë, dy vite e gjysmë burg në Austri

Date:

15:33:38         2016-01-18

 

 

 

Avokati 46-vjeçar serb ishte zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në autostradën austriake A4 me një kilogram lëndë narkotike MDMA.
Një ish avokat serb, të hënën është dënuar nga Gjykata rajonale e Vjenës në Austri, me një dënim me burg prej dy vite e gjysmë. Avokati 46-vjeçar, nëmuajin tetor të viti të kaluar, ishte zbuluar me një kilogram lëndë narkotike në autostradën A4. Lënda narkotike e njohur si drogë e ahengut, të cilën avokati është dashur ta transportojë në Beograd, është gjetur në brendinë e motorit të veturës së tij.

 

 

Avokati i së drejtës juridike, deri në fillim të vitit 2015, e kishte ushtruar profesionin e tij në Serbi. Tashmë 15 vite ai ishte ballfaquar me rastë të ndryshme të së drejtës juridike. Në këtë moshë, ai ishte larguar nga profesioni i tij, duke u zhvendosur në Ibiza, ku kishte filluar punën si ciceron turistik, shkruan e përditshmja austriake „Kurier“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Në këtë ujdhesë turistike, ai shumë shpejt kishte rënë në kontakt me kokainin, nga i cili nuk kishte mundur të heqë më dorë. Shumë shpejt ishte zhytur në borxhe, kështu që ai kishte pranuar nga trafikatë të ndryshëm që të transportojë lëndë narkotike: Po që se ai do të transportonte për në Beograd një kilogram MDMA, do t`i faleshin borxhet në një shumë prej 2.500 eurosh.

 

 

46-vjeçari ishte pajtuar me këtë marrëveshje duke shkuar në Vjenë ku kishte kaluar një natë në hotel. Më 9 tetor, ai e kishte fshehur lëndën narkotike në veturën e tij, ndërsa ishte hetuar në autostradën austriake A4, gjatë një kontrolli rutinë të policisë austriake. Me këtë rast, policia kishte përdorur edhe qenin e ushtruar, i cili e kishte nuhatur drogën.

Para Gjykatës austriake, avokati serb kishte deklaruar se këtë kontrabandë e kishte ndërmarrë për t`i reduktuar borxhet. Gjykata e dënoi me një dënim prej dy vite e gjysmë burg të detyrueshëm, ndërsa nuk është e qartë nëase ai dënimin do ta vuajë në vendlindje apo Austri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...