Edhe një miliarder i vdekur në fatkeqësinë e helikopterit
09:30:08 2019-07-05
Një helikopter me shtatë persona në bord është aksidentuar në Bahama. Ndër viktimat është gjithashtu edhe një miliarder amerikan.
Gjatë një aksidenti të një helikopteri, të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në Bahama. Të gjithë pasagjerët e kanë humbur jetën pasi helikopteri është rrëzuar në Oqeanin Atlantik, njoftojnë mediat amerikane, përcjell Shtegu.com.
Ndër viktimat është edhe miliarderi nga SHBA, Chris Cline, i cili përmes minierave të qymyrit kishte arritur në pasuri, ashtu si edhe vajza e tij. Sipas policisë, helikopteri ishte në rrugë nga ishulli Big Grand Cay për në Fort Lauderdale, në shtetin amerikan të Floridës. Shkaku i rrëzimit dhe hollësitë e mëtejshme, fillimisht janë paqarta.