Në Zvicër arrestohet „berberi“ që punonte pa letra

143 Lexime

10:37:57              2019-07-05

Në Sulgen të Zvicrës, të enjten, Policia e Kantonit të Thurgaut ka arrestuar një verimaqedonas, i cili kishte punuar ilegalisht në një lokal.

Të enjten pasdite, inspektorët e punës nga Departamenti i Ekonomisë dhe Punës, kanë realizuar një kontroll në një rrojtore në Sulgen. Ata hasën në një punëtor, i cili kishte punuar pa autorizimin e duhur, shkruan në një komunikatë policia zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Shtetasi 28-vjeçar verimaqedonas është arrestuar dhe është marr në pyetje nga forcat e Policisë Kantonale të Thurgaut. I arrestuari dhe punëdhënësi i janë raportuar zyrës përkatëse të prokurorisë publike.