Gjykim i 17 të akuzuarve në Francë, dyshohen se kanë trafikuar heroinë

Date:

08:46:00                  2019-07-05

 

Kjo senacë gjyqësore nën siguri të lartë, ka filluar të mërkurën dhe do të zgjasë tre ditë, para Gjykatës penale të Annecy, Haute-Savoie të Franëcës. Në bankën e të akuzuarve, 17 persona, prej të cilëve 14 nga paraburgimi. Ata akuzohen për trafikimin e heroinës.
Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, një kosovar dhe një serb, 14 prej të cilëve janë në paraburgim, po akuzohen për trafikimin e heroinës. Të gjithë u arrestuan vitin e kaluar gjatë tre operacioneve të brigadës kundër lëndëve narkotike të Haute-Savoie në Annecy, Annemasse dhe Gaillard, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Si pjesë e çmontimit të këtij rrjeti, policia kishte konfiskuar 230 kg produkte prerëse, që është ekuivalente me 320 kg heroinë, në një vlerë prej gjashtë milionë e gjysmë eurosh.
Për të parandaluar çdo rrezik të arratisjes ose të ndërhyrjes së jashtme, një dispozitiv mbresëlënës sigurie është vendosur brenda dhe jashtë gjykatës, me rreth pesëdhjetë policë dhe oficerë të burgjeve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...