EDHE «LE MATIN» NGRIT NË QIELL ARBËR BULLAKAJN

Date:

 

Sikurse Xherdan Shaqiri që është në ekipin kombëtar zviceran, edhe Arbër Bullakaj ëndërron të anëtarësohet në Këshillin Kombëtar zviceran për t`u angazhuar që të dëgjohet më tepër zëri i të huajve.

Në Zvicrën gjermanofolëse, Arber Bullakaj tashmë është një figurë e spikatur në këtë fushatë zgjedhore, shkruan «Le Matin», përcjell Shtegu.com. Në moshën 33-vjeçare, ai mund të bëhet deputeti i parë me origjinë nga Kosova, që mund të hyjë në Parlamentin Federal, shumë kohë pasi Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami (futbollistë me shtetësi të dyfgishtë) e treguan rrugën për gola në ekipin kombëtar.

Në gazetën „Blick“, ky kandidat i Partisë Socialiste (SP) thotë se „duan ta ngritim zërin për migrantët. Pothuajse një e treta e popullsisë në Zvicër është praktikisht e papërfaqësuar në Pallatin Federal. Është shumë për të ardhur keq. Tani e tutje, do të mund ta kishim fjalën tonë. Pasi erdhi në Zvicër në moshën tetëvjeçare, ai bëri kërkesë për natyralizim në moshën 19-vjeçare, me ç`rast i është dashur të marrë hua 3500 franga nga prindërit e tij, për të marrë pasaportën e tij. Ai u vendos në Ëil (SG).

Sot, ky këshilltar i pavarur në biznes mund të shpresojë të zgjedhet, por është e nevojshme që socialistët nga St. Galleni të fitojnë një vend më shumë. Aktualisht, SP ka dy përfaqësues: Claudia Friedl dhe Barbara Gysi. Në fushatën e tij, ai ka investuar rreth 25,000 franga.

Nëse zgjedhet, Arbër Bullakaj synon të bëjë një angazhim për të përmirësuar gjendejn e shumë personave që jetojnë në Zvicër, por mbeten të huaj për shkak të rregullave jo të favorshme: „Nga pikëpamja demokratike, është shqetësuese që natyralizimi kushton kaq shumë. Komunat madje fitojnë me këtë. Kjo duhet të ndryshojë», ka pohuar ai për «Blick». Ai gjithashtu dëshiron që të huajt të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për pasaportën e kuqe me kryq të bardhë, pas tre vitesh, pavarësisht nëse ata kanë jetuar në të njëjtën komunë gjatë kësaj periudhe. Aktualisht, ata duhet të presin pesë vite në të njëjtin qytet, para se të mund të aplikojnë për.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...