Policët zviceranë ndihmojnë në lindjen e foshnjes në familjen maqedonase
10:52:39 2018-01-08
Lorena e vogël ka ardhur në jetë në një shtëpi në Wohlen të Zvicrës, aq shpejtë sa që babai i saj as nuk ka mundur ta ndezë as dritën. Ishte policia zvicerane ajo që e para i dëshiroi mirëseardhjë në këtë jetë.
Data 05 januar, ora 07.45: Policia rajonale e Wohlenit në Zvicër ishte thirrë për një mision për të cilin nuk ekziston kod në gjuhën policore: Një lindje shtëpiake. Në shumë mobilizime të ambulancës, policia rajonale e ka përkrahur ate, por asnjëherë nuk i kishte ndodhur një rast i ngjashëm. Oficerët policorë Andrea Kyburz dhe Matthias Lienhard me dy kolegë të tjerë vrapuan menjëherë. „Pasi ishim shumë afër, në shtëpi arritëm para ambulancës. Cingërruam në të gjitha banesat e ndërtesës dhe dyert u hapën“, i përkujton ato çaste Andrea.
Nuk ka pasur kohë edhe të pritej ashensori, prandaj policët me vrap u ngjitën në katin e gjashtë. „U përgatitëm për gjithçka, nuk e dinim se çfarë na priste“, shton Matthias.
Ajo se çfarë iu paraqitë policëve para syve, nuk e kishin pritur asnjëherë në jetë: „Babai i ulur në krevat me fëmijën në duar. Për shkak të kërthizës së parregulluar, ai nuk ka mundur as ta ndezi dritën“, vazhdon më tej Andrea. Ajo ia mori fëmijën nga duart dhe u vërtetua nëse fëmija është duke marrë frymë. „Për fat të mirë, Lorena e vogël dhe nëna e saj ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Kolegu im u përkujdes për babain dhe djalin më të rritur. Së shpejti erdhën edhe infermierët“. Nënën dhe fëmijën, ambulanca i dërgoi në spitalin e Murit, ndërsa policët i përcjellën nga prapa me babain dhe djalin.
Nëna Katerina Todorova, babai Ivan Todorov dhe djali i tyre Jovani u janë shumë mirënjohës dy policëve Andrea Kyburz dhe Matthias Lienhard, pasi menjëherë pas lindjes së papritur në shtëpi të Lorenës së vogël e përkrahën ate.
Andrea dhe Matthiasi, të shtunën e vizituan familjen bullgaro-maqedonase në spital, shkruan „Aargauer Zeitung“ përcjellë Shtegu.com. Të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe mirënjohës për ndihmën. Babai Ivan Todorov ka rrëfyer se bashkëshorten e vet Katerina e kishte dërguar në spitalin e Wehenit që në orën 04.00 të mëngjesit. Por, nga ora 06.00 e kanë kthyer në shtëpi pasi nuk ka pasur shenja për një lindje më të shpejtë. „Në ora 16.00 e kishim një termin tjetër, por gjithçka filloi në orën 07.40 dhe menjëherë e thirra mjekun kujdestar“, vazhdon më tej babai i lumtur. „Një fillim i mbarë i vitit“, pohon me gëzim Andrea. „Një mobilizim kaq pozitiv nuk më ka ndodhur shpeshë“. Për Matthiasin kjo ka qenë dhurata e mirëseardhjes, pasi në këtë profesion ai ka filluar të punojë vetëm para dy muajsh. (Shtegu.com)