Edhe dasmat shqiptare të padëshiruara në Gjermani

Date:

20:00:06                  2019-04-09

 

 

Në Sauerland të Gjermanisë, dy dasma të komuniteteve të huaja fundjavën e kaluar, janë përkujdesur që të mobilizohet policia. Banorët i kishin alarmuar zyrtarët, pasi ishin dëgjuar të shtëna armësh, raporton portali i lajmeve „Rundblick-Unna“, përcjell Shtegu.com.

Në Iserlohn, policia filloi një padi kundër posedimit të paautorizuar të armëve, kundër një burri dhe një gruaje. Që të dy i përkisnin një dasme marokene dhe sipas policisë, kishin shtënë me një pistoletë me gaz.

Disa orë më parë, forcat policore në Menden kishin ndaluar një kolonë dasme me 15 vetura, informon më tej Shtegu.com. Dyshohet se përafërsisht 50 persona të një grupi shqiptaro-kurd kishin shtënë me armë. Megjithatë, gjatë kontrollit, policia nuk mundi të gjejë armë. Mysafirët agresivë të dasmës kanë marr urdhër largimi nga policia.

Gjatë javëve të fundit, në komunikacionin gjerman ka pasur pengesa të përsëritura të trafikut dhe ndonjëherë edhe manovra të rrezikshme nga komunitetet e huaja në Gjermani. Policia gjermane paralajëmron për të ashtuquajturat bllokada për shkak të dasmave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...