Verimaqedonasi arrestohet në Gjermani pas 25 vitesh kërkim
20:49:03 2019-04-09
Gjatë një kontrolli në pikën doganore, të dielën e7 prillit, policia federale gjermane ka arrestuar një person të shumëkërkuar ndërkombëtarisht. Kundër tij ishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për delikt seksual. Tani ai gjendet prapa grilave.
Të dielën në mëngjes, policia federale gjermane, në pikën kufitare Schëarzbach në autostradën A8, ka ndalur një autobus me regjistrim të Maqedonisë së Veriut, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Gjatë verifikimit të dokumenteve të një shtetasi 48-vjeçar verimaqedonas, kompjuteri i policisë ka lëshuar alarmin. Zyra e prokurorit në Berlin kishte lëshuar urdhërarrest për të. Gjykata rajonale në Tiergarten, që në vitin 1993 kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për shkak të një vepre penale seksuale që shtetasi verimaqedonas dyshohet se e ka kryer, njofton më tej Shtegu.com. Pasi që nga atëherë, 48-vjeçari ishte zhdukur, prokurori kishte kërkuar edhe në hapësirat e Europës për delikuentin e supozuar. Pas më shumë se 25 vitesh, verimaqedonasi është arrestuar nga policia federale gjermane në Freilassing.
Policia federale e ka dërguar më pas në një institucion korrektues, ku ai do të duhet të pres paraqitej e tij në gjykatë.