Arusha „Dushi“ pajiset me vizë për në Gjermani

Date:

18:33:20               2019-04-09

 

 

Një arushë e shpëtuar në Shqipëri, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund ka arritur në pyllin e arushave Müritz të Gjermanisë. Arusha me nofkën „Dushi“, për vite të tëra kishte jetuar në një ambient të vogël dhe të ndytë, në vendin e Europës Lindore – Shqipëri, siç njoftoi të martën Fondacioni „Katër kthetrat“. Pasi arusha ishte vendosur përkohësisht në një kopsht zoologjik në Tiranë, javën e kaluar ajo filloi udhëtimin e saj 40-orësh përmes nëntë vendeve, për të arritur më në fund në Müritz, informon Shtegu.com. „Pas shumë vitesh agonie, në një qëndrim mizor, „Dushi“ mund të vijë tani për të pushuar, për të lëvizur sa duhet dhe për të jetuar në mënyrë dinjitoze“, thotë Carsten Hertëig, ekspert i arinjve në Katër Kthetrat.

Projekti i mirëqenies së kafshëve „Bärenëald Müritz“ aktualisht ka 17 arinj të murmë që jetojnë në një pyll natyror. Paraprakisht, ata janë shpëtuar nga trajtimi johuman nëpër vende të ndryshme, njoftojnë nga Katër Kthetrat, njofton Shtegu.com. Sipas operatorëve, në këtë pyll, për çdo vit vijnë rreth 90,000 vizitorë, informon Shtegu.com. Pasi Dushi është ariu i 100-të në këtë pyll, çdo vizitor i 100-të hyrjen do ta ketë falas. Kjo ofertë vlen menjëherë për 100 ditë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...