Ja cili është truku i punëtorëve „në të zezë“ në Gjermani

45 Lexime

15:55:34            2016-06-05

 

 

 

Nëpër kantieret e Hamburgut është duke gumëzhuar puna në të zezë. Për këtë, qyteti është duke humbur miliona euro në vit. „Gjuetia“ pas punëtorëve ilegalë, tashmë është bërë qëllimi kryesor i doganierëve gjermanë. Dhe kjo është një detyrë e rëndë, e mundimshme, por shpeshëherë e suksesshme.

 

 

 

Një shtetas polak me kominoshe është i nevrikosur: „Adresën time? Nuk e di“, përgjigjet. Edhe shtetasi 38-vjeçar maqedonas nuk i ka me vete dokumentet e punës dhe ndjehet i paaftë. „Gjëra të tilla nuk mbahen me vete në rrobet e punës“, pohon ai.

 

 

 

Pak më tej, në afërsi të një skeleje qëndron një shtetas rumun, i rrethuar nga dy nëpunës doganorë: Ai nuk di të flasë asnjë fjalë gjermanisht, ndërsa nuk e di edhe emrin e punëdhënësit të tij. Në qendër të qytetit shkaktohen skena absurde të cilat zhvillohen nëpër kantiere të mëdhenj. Doganierët ka kohë që kishin dyshuar se do të hasin në punëtorë ilegalë.

 

 

 

Tashmë disa orë, hetuesit e „Kontrollit finaciar për punë ilegale“ (FKS) janë duke i kontrolluar të dhënat personale dhe dokumentet e punës të punëtorëve. Trembëdhjetë nëpunësit janë të armatosur, mbajnë jelekë antiplumb dhe rezistues, ndërsa secilit i janë varë prangat nëpër rripat e tyre.

 

 

 

Lidhur me kontrollet e tyre, ata zakonisht kanë probleme me gjuhën. Shumica e punëtorëve vijnë nga Rumania, Bullgaria, Maqedonia apo Polonia. Ata flasin një gjuhë të çalët gjermane apo edhe aspak nuk e njohin, ndërsa një gjë e tillë hetuesit i vë në sfidë të durimit.

 

 

 

Gjatë kontrollit, truku më i shpeshë i punëtorëve ilegalë është se ata janë sipërmarrës të pavarur, shkruan „Morgenpost“, njofton „Shtegu.com“. Ai i cili është bos në vete, nuk është i detyruar të ofrojë të dhëna dhe dëshmi për sigurim social. Për të vërtetuar se kush është punëtor ilegal, duket një punë e vështirë, pasi kontraktorët ua japin punë nënkontraktorëve, kështu në fund nuk mund të kuptohet se kush është në të vërtetë në kantier“, ka pohuar udhëheqësja e operacionit, Wanda-Lee Krümmel.

 

 

 

Pas disa orëve të hetimit, në horizont shfaqen edhe rezultatet e hetimit: Tetë nga 55 punëtorët janë të dyshuar se kanë dhënë deklarata të rreme për punë të pavarur. Ndaj dy personave dyshohet se kanë bërë delikt për rrogën minimale ndaj punëtorëve, tre të tjerë dyshohet se kanë shfrytëzuar të holla jashtligjore nga enti i punësimit.

 

 

 

Se puna në të zezë nuk është çështje e vogël, dëshmojnë edhe shifrat. Vitin e kaluar, nga FKS ishin intervistuar 6.665 persona, ndërsa janë dënuar 848 nga ta. Shuma e dëmit të shkaktuar: Dhjetë milionë euro, por dyshohet se kjo shifër është shumë më e madhe.