Mosmarrëveshja për parkim në Vjenë përfundoi me një goditje me thikë në bark
Një 42-vjeçar po priste për një vendparkim dhe kur u lirua, një tjetër person ia zuri vendin. Vozitësi ishte aq i indinjuar sa që e goditi me thikë.
Trafiku i mëngjesit në Vjenë tashmë ka nervozuar vozitës, por në tetor 2021 një shqiptar i Kosovës u zemërua për së tepërmi: për shkak se një vozitës në Liesing ia rrëmbeu hapësirën shumë të lakmuar të parkimit para tij, 42-vjeçari nxori një thikë nga xhepi i xhaketës dhe e goditi me të.
Në fillim, shtetasi 38-vjeçar serb as që e kishte vërejtur se është plagosur, informon portali Shtegu. Vetëm kur e pa gjakun e kuptoi seriozitetin e situatës: tehu kishte depërtuar në anën e majtë dhe kishte lënë një vrimë prej pesë centimetrash në stomak.
Dje, në gjykatë i akuzuari ka pranuar sulmin, ka kërkuar falje dhe i ka ofruar serbit 1 500 euro para të gatshme. Por punëtori i ndërtimit refuzoi: „Nuk mjafton, isha i sëmurë dhjetë ditë!“ Dua para!“.
Më në fund gjykatësi tregoi butësi, e dënoi kosovarin me gjashtë muaj me kusht dhe e këshilloi: „Nëse debatoni përsëri për një vendparkim, do të shkoni prapa grilave“.

