E PAZAKONSHME: Zviceranja dënohet me pesë vjet e gjysmë burg në Hungari

Date:

Një gjykatë apeli në Szeged të Hungarisë, ka dënuar një zvicerane me pesë vjet e gjysmë burg për përpjekje të kontrabandës së drogës. E akuzuara ishte dënuar, pasi kishte bërë përpjekje për të kontrabanduar 13 kilogramë marihuanë nga Kosova në Zvicër përmes Hungarisë – raporton agjensia e lajmeve MTI, informon Shtegu.com.

Sipas gjykimit detyrues, pas lirimit të saj ajo do të dëbohet nga Hungaria për gjashtë vjet. Gruaja kishte borxhe në një shumë prej 1.800 frangash zvicerane që nuk po mund t’ia kthente borxhliut të saj. Për të paguar borxhet, ajo pranoi një urdhër për transportimin e drogave nga Kosova në Zvicër.

E pandehura kishte marrë një makinë nga bossi i saj e cili kishte qenë e mbushur me drogë. Më 24 mars 2018, zviceranja udhëtoi përmes Hungarisë për në Kosovë. Makina e saj u kontrollua nga oficerët doganorë në vendkalimin kufitar Röszke në jug të Hungarisë, më 2 prill, kur gruaja po kthehej nga Kosova për në Zvicër. Oficerët që inspektuan automjetin u bënë të dyshimtë për kundërmimin që po dilte nga makina. Gjatë kontrollit, u zbulua një vend i fshehur pas ulëses së pasme, në të cilën gjendeshin 13 pako marihuanë. Në gjykimin e saj, Gjykata e Apelit Szeged e konfirmoi dënimin e shkallës së parë për trafikim droge.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...