Arrestohet „instruktori“ nga Maqedonia e Veriut që jepte patentë shoferi

Date:

Në St. Polten të Austrisë, një verimaqedonas u ofroi katër azilkërkuesve patentë shoferi në një mënyrë veçanërisht të lirë dhe me vetëm katër orë drejtimi. Secili nga azilkërkuesit pagoi 600 euro, por më pas instruktori u zhduk pa ndonjë gjurmë. Tani policia austriake i ka rënë në gjurmë dhe ta arrestojë mashtruesin 35-vjeçar verimaqedonas.

„Ku është patentë shoferi im?“ Kjo fjali e kohëve të fundit në një auto shkollë në St. Pölten, nxiti dyshimin për një rast mashtrimi, shkruan „Krone“, transmeton Shtegu.com. Aty, siriani 32-vjeçar nuk kishte ndjekur kurrë ndonjë kurs. Përkundrazi, ai tregoi se disa javë më parë i kishte dhënë të holla një personi, por që kurrë nuk e kishte marr licencën e premtuar të shoferit. Menjëherë u ngrit një aktakuzë. Gjatë hetimit, policia pa dyshim zbuloi shpejt se ekziston një mashtrues që po përpiqet të nxjerrë para nga xhepi.

Nuk kaloi shumë kohë kur zyrtarët zbuluan një verimaqedonas 35-vjeçar. Dyshohet se ai u ka ofruar azilkërkuesve licencën për të vozitur për një pagesë prej 600 eurosh. Paraprakisht, ata është dashur të realizojnë katër orë drejtimi të automjetit. Por, deri te pjesa praktike nuk erdhi asnjëherë. 35-vjeçari u zhduk me paratë e gatshme. Të paktën katër azilkërkues thuhet se janë mashtruar nga „instruktori“ verimaqedonas. Ai është arrestuar dhe policia po vazhdon hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...