E pazakonshme: Tashmë dy muaj pensionisti zviceran fle në veturën e vet

Date:

12:00:12               2017-01-01

 

 

 

 

 

Një makinist nga Neuchateli i Zvicrës rrëfen se si është zhytur në ferr, pasi e ka humbur punën dhe banesën.

 

 

 

 

Një rënie marramendëse sociale ndodhë kur nga një banesë konforte gjshtëdhomëshe, bie në një kabinë me katër ulëse. Një gjë e tillë i ka ndodhur makinistit zviceran nga Neuchateli, Michel Monnier (45-vjeçar). „Së paku, e kam një kulm mbi kokë, unë jam duke fjetur në Citroënin tim“, pohon shfrytëzuesi i pesnionit invalidor, paga e të cilit, nga 7.500 franga zvicerane, u reduktua në 1.300, për sklerozën e tij, njofton „Shtegu.com“. Rënia e tij ka ndodhur për shkak të një procesi të divorcit që ishte zhvilluar në Malaga të Spanjës, me ç` rast atij i ishin grumbulluar shumë fatura të papaguara, ndërsa pronari i banesës e kishte dëbuar. Nga një tetori ai mbeti në rrugë, duke e shfrytëzuar veturën e vet si banesë.

 

 

 

Për tu përkujdesur për pastërtinë, ai e shfrytëzon restorantin e një pike karburantësh në afërsi. Nga ana tjetër, atij i refuzohet dhënia me qira e ndonjë banese. Duke shpresuar në një të ardhme më të mirë, Michel Monnier pohon për „Le Matin“: „Isha shumë krenar kur shërbeja në ushtrinë zvicerane, por tani më vjen turp që jam zviceran“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...