Edhe në Zvicër mund të blihet viza B me korrupsion

Date:

19:19:09                  2017-02-08

 

 

 

 

 

Në Entin zviceran të migrimit është zbuluar një rast, kur të huajve u janë „ndërmjetësuar“ lejeqëndrime, apo të njohura si Viza B. Me këtë rast, autoritetet zvicerane të Kantonit Tiçino kanë arrestuar dy persona.

 

 

 

Një bashkëpunëtor dhe një ish bashkëpunëtor të Entit zviceran të migrimit të Kantonit Tiçino, janë arrestuar gjatë ditës së martë. Së bashku me dy persona të tjerë, ata u kanë „ndërmjetësuar“ shtetasve të huaj lejeqëndrime në Tiçino dhe kantone të tjera, edhe përkundër faktit se për një gjë të tillë nuk kanë pasur kurrfarë të drejte.
Policia kantonale e Tiçinos i ka akuzuar dy personat e moshës 28-vjeçare për „plaçkitje, rryshfet deh shkelje të Ligjit për të huajt, thuhet në një komunikatë të saj, njofton „Shtegu.com“. Që të dy të akuzuarit, dyshohet se kanë „ndërmjetësuar“ për t`ia siguruar qëndrimin një kosovari 25-vjeçar, por ende mbetet e paqartë forma e veprimit. Sipas policisë zvicerane, për këto shërbime, ata kanë pranuar disa mijëra franga zvicerane.

 

 

 

Kosovari 25-vjeçar, i cili paraprakisht kishte një sipërmarrje ndërtimi në Bellinzona, tashmë është arrestuar në Kosovë dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest. Ai akuzohet për trafikim me qenie njerëzore, korrupsion, falsifikim të dokumenteve dhe shkelje të Ligjit për të huajt. Sa i përket personit të katërt të arrestuar, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili në mënyra të ndryshme është ivolvuar në këtë rast.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...