E PABESUESHME: Drejtësia italiane nuk mund t`i dallojë dy vëllezërit shqiptarë binjakë

Date:

13:54:20                   2019-01-26

 

 

Vëllezërit shqiptarë binjakë, të cilët janë përgjegjës për qindra bastisje dhe vjedhje në Italinë veriore, janë liruar për të tretën herë nga drejtësia italiane gjatë një seance gjyqësore. Arsyeja: Gjykatësit nuk kanë mundur të përcaktojnë se cili nga dy vëllezërit nga Shqipëria, i ka kryer veprimet e inkriminuara në secilin rast.

Dy 34-vjeçarët që jetojnë jo larg nga qyteti lombardez i Mantuas, janë binjakë aq identikë sa që ata nuk mund të dallohen as me testimin e ADN-së konvencionale. Kështu pra, për të tretën herë radhazi, para një gjykate në Verona, të mërkurën ata u shpallën të pafajshëm njofton e përditshmja „La Repubblica“, përcjell Shtegu.com.

Ata ishin akuzuar se njëri prej tyre ka plaçkitur një vilë, me ç`rast pronari i saj ishte plagosur. Sulumuesi ishte arratisur pas grabitjes. Hetuesit pastaj ofruan një kapelë me gjurmë djerse që ai e kishte humbur.

Tani i akuzuari është liruar. Hetuesit nuk kanë mundur të konstatojnë nëse njëri apo tjetri vëlla e ka kryer veprën. „Zbulimi i dallimeve të vogla në ADN do të kërkonte analiza veçanërisht komplekse në laboratorë shumë të specializuar, por kjo është shumë e shtrenjtë“, tha një zëdhënës i policisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...