Kosovari shkakton dëm prej 15 mijë frangash

Date:

16:02:28                    2019-01-25

 

 

Një shtetas kosovar, me veturën e tij të llojit Citroën, në fshatin Villnachern AG të Zvicrës, e ka goditur një llambë rruge. Me sa duket, ai ishte hutuar nga altoparlanti, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Ngjarja ka ndodhur të premten, pak pas orës 05.30, në Villnachern: Një shtetas kosovar (23) ka qenë duke qarkulluar në rrugën kryesore, me Citroënin e tij. Papritmas makina e tij del jashtë rrugës, godet një llambë rruge, e cila më pas rrëzohet në tokë. Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime. Por, Citroëni është dëmtuar rëndë, si dhe llamba e rrugës. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 15,000 franga.

Përse makina papritmas ka dalur nga rruga, tani do të hetohet. Dyshohet se gjatë vozitjes, 23-vjeçari ishte hutuar me altoparlantin, prandaj nuk i kishte kushtuar vëmendje rrugës.

Për të sqaruar dyshimin e vozitjes së një automjeti nën ndikimin e drogës, policia kantonale urdhëroi marrjen e mostrës së gjakut dhe urinës, me urdhër të prokurorit publik. Përveç kësaj, ajo ia konfiskoi patentë shoferin për provë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...