Shtetasi maqedonas shkakton aksident në Zvicër me nëntë të lënduar

Date:

14:28:04                 2019-01-26

 

 

Pasditen e së shtunës, në autostradën zvicerane A1 është shkaktuar një aksident i rëndë. Vozitësit do të duhet të kenë durim, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Në A1 në Mägenwil AG, pak pas orës 11:00 janë përplasur dy vetura. Me këtë rast, janë lënduar nëntë persona, sipas një deklarate të Policisë Kantonale të Aargaut. Vozitësi fajtor, edhe përkundër se i ishte konfiskuar patenta e shoferit, kishte vozitur me më tepër persona se sa është e lejuar në veturë.
Shtetasi maqedonas 34-vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit të tij për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur një veturë që po voziste në mënyrë korrekte.

Hetimet e organeve përkatëse janë ende në rrjedhë deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...