Ademi-Tehada: Marrdhëniet Maqedoni-Zvicër të shkëlqyeshme

Date:

17:03:48                 2017-10-20

 

 

 

Ministri në Qeverinë е Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Suter Tehada. Ministri Edmond Ademi, theksoi që Diaspora e Republikës së Maqedonisë në Zvicër është një segment i rëndësishëm në shoqërinë zvicerane.  Ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tehada, shprehu kënaqësinë e saj të madhe me angazhimin e Kabinetit të Ministrit të Diasporës dhe interesin për krijimin e Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën. Ministri Ademi, theksoi që bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe sot Zvicra është një nga partnerët bilateral të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë. Të dy palët shfaqën interes për bashkëpunim të hapur në të ardhmen, sepse kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe se kjo është në interes edhe  të Republikës së Maqedonisë por dhe të Zvicrës. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...