Dyshohet se shqiptari e kishte ther me thikë gjermanen 14 herë

Date:

Vetëm pak ditë pas lirimit nga burgu, përndjekësi Alban H. (39) sulmon sërish, duke goditur viktimën me thikë!

Gjykimi për tentativë vrasjeje në Gjykatën e Qarkut të Mynihut I. Burri nga Shqipëria takoi viktimën e tij të mëvonshme në vitin 2019. “Më erdhi keq për të. Ai nuk kishte banesë, e mora me vete”, tha në gjykatë nëna e një vajze 10-vjeçare. Ajo e ndihmoi Alban H. ku mundi dhe madje u dashurua me të.

Kur ai filloi të pinte dhe ta godiste, nëna (43) ndërmori një ndalim kontakti për Alban H. Më pas ai filloi të pinte, u bë i dhunshëm, edhe përballë vajzës. Gruaja (43) pranpo edhe dy herë ndalim kontakti. Duke qenë se Alban H. nuk e respektoi, në muajin dhjetor 2020 ai u burgos dhe kaloi tre muaj pas hekurave.

Ai u lirua më 10 mars – vetëm pak ditë më vonë, Alban H. asaj i bëri pritë. “Mos bëj tani ndonjë marrëzi”, mësohet të ketë thënë ajo. Më pas, sipas prokurorisë H. ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur “gjashtë herë fort në zonën e kokës dhe qafës”. Një kalimtar ka ndërhyrë – por Alban H. sërish e ka goditur me thikë tre herë në gjoks dhe në stomak ish-in e tij, transmeton portali Shtegu. Viktima ka pësuar gjithsej 14 plagë me thikë dhe është dashur të operohet urgjentisht.

Avokatët e tij mbrojtës, Christina Keil dhe Jürgen Hadinger thanë se klienti i tyre mohoi të kishte kryer krimin.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...