Dyshohet se Ademin e ka dopinguar mjeku maqedonas Viktor Kamilovski

Date:

Gazetari kroat Tomislav Zhidak, në një artikull për „Jutarnji“, ka hapur tri pista të mundshme për dopingun e lojtarit shqiptar të Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi: Mjekët e Dinamos, mjekun e reprezentacionit të Maqedonisë, apo ndoshta futbollisti personalisht ka marrë diçka kokë në vete. Në ndërkohë, atij i kanë sygjeruar se mund të ekzistojë edhe personi i katërt, trajneri i kondicionit, i cili i kishte dhënë një tabletë kokë në vete, në mënyrë që t`ia zbusë dhimbjen dhe ta përgatisë në ndeshjen kundër Arsenalit, njofoton „Shtegu.com“. Mjekët e Dinamos heshtin, por duket se janë të pastër. Edhe trajneri gjithashtu hiqet nga të dyshuarit, ndërsa nga rrëfimi i Ademit para Komisionit disiplinor, ai mohon se dopingu është nga „barnatorja shtëpiake“.

 

 

Me siguri se mjeku i reprezentacionit maqedonas, Viktor Kamilovski e di sekretin e vërtetë të kësaj çështje. Mjeku maqedonas me famë nga Klinika e njohur e Shkupit “Sv. Naum Ohridski”, ka insistuar që Ademin ta aftësojë për ndeshjen kundër Luksemburgut, më 5 shtator, edhe përpos faktit se lojtari ka dashur të kthehet në shtëpi, pasi kishte kuptuar se për shkak të dhimbjeve nuk ka mundur ta përballojë ndeshjen. Edhe seleksionuesi Milenko Druloviç e kishte kuptuar një gjë të tillë, por është e dyshimtë këmbëngulësia e Kamilovskit që Ademi të aftësohet për ndeshjen. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...