Vallë a ka burra në Maqedoni si Labi ?!!!

Date:

17:49:58       2016-01-16

 

 

30 vjeçares shqiptare nga Shkupi i rrezikohet t`i pritet këmba e majtë, Fondi shëndetësor nuk lejon shërimin!?

 

 

Një rast tronditës i 30 vjeçares shqiptare nga Shkupi, ka kërkuar ndihmë në Agjencinë e lajmeve Zhurnal. Bëhet fjalë për vajzën me iniciale L.B (30 vjeçare), e cila po vuan nga një infekcion i rëndë në këmbën e majtë, që mund të shkaktojë vdekjen e vajzës shqiptare.

 
Mjekët në Spitalin shtetëror në Shkup e kanë njoftuar pacienten L.B se duhet urgjentisht të operohet në një Spital në Vienë të Austrisë. Mjekët e Shkupit i kanë dhënë dokument pacientes që ajo të shkojë në Fondin e shëndetësisë dhe të shërohet jashtë vendit.

 
Mjekët e Shkupit janë të bindur se nëse vajza nuk operohet në Austri, atëherë asaj duhet t`i bëhet prerja e këmbës, pasi ekziston rreziku që sëmundja të shpërndahet në tërë trupin dhe të shkaktojë vdekjen e vajzës. Kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, babai i vajzës R.B nga Shkupi, i cili me lot në sy dhe pikëllim të thellë tregon storien rrënqethëse se plotë dy vjet po mundohet ta shpëtojë vajzën e tij nga prerja e këmbës, por Fondi për shëndetësi vazhdimisht e refuzon.

 
Zhurnal në ditët në vazhdim me dëshmi tronditëse dhe faktografi, do ta përshkruajë golgotën e vajzës shqiptare e cila është tallur nga institucionet shtetërore, të cilët drejtohen edhe nga shqiptarë. Vajza e re shqiptare rrënkon çdo ditë, mezi qëndron në këmbë nga dhimbjet, me fjalën e parë ajo kërkon ndihmë nga zoti, mirëpo menjëherë i lidhet një nyje në fyt dhe më këtu përfundon rrëfimi i saj.

 

Dëshmit të cilët i posedon Agjencia e lajmeve Zhurnal, të colat do t`i prezantojë ditëve të ardhshme, tregon mënyrën se si në Maqedoni bëhet krim ndaj njerëzimit, përbuzet një vajzë e re shqiptare, madje lihet pa kujdes mjekësor, e cila rrezikon të humbë këmbën dhe të mbetet invalid përjetë. Deri më tani, Fondi për shëndetësi nuk i ka dalur në ndihmë vajzës.

 


Zhurnal në formën më të fuqishme do të prezantojë faktografinë dhe vuajtjet e vajzës së re shqiptare.

 



Zhurnal informon lexuesit se për rastin tronditës në fjalë do ta përcjellë deri në momentin e fundit kur pritet të realizohet operimi në Austri.

 

Zhurnal do të realizojë edhe një fushatë mbarëkombëtare  për të mbledhur donacione të cilët ndihmonin operimin e kësaj vajze. Mirëpo, Fondi i shëndetësisë për pacientët të cilët shërohen jashtë Maqedonisë, ka një buxhet prej miliona eurove, mirëpo ky fond deri më tani nuk ka siguruar buxhet për vajzën në fjalë. (Zhurnal.mk)

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"