Duke shikuar emisionin, Fatihu mëson se është vrasës

47 Lexime

14:50:08                      2016-12-30

 

 

 

 

 

Fatih D. ka qenë duke përcjellur emisionin hetimor gjerman „Aktenzeichen XY ungelöst“, i cili ka të bëjë me rastet e pazgjidhura kriminale. Për një moment, e gjithë bota ndryshon për te, pasi mëson se është një vrasës.

 

 

 

 

Fatih D. në banesën e tij, ka qenë duke shikuar me të fejuarën e vet emisionin hetimor gjerman „Aktenzeichen XY ungelöst“, që emetohet në TV ZDF. Në rastin që ka qenë duke e përcjellë, vrasësi ka pasur të veshur nja fanellë të ngjashme me ate që ka poseduar Fatih D. Më pas, në këtë rast është paraqitur edhe hoteli „Dorint“ në Mannheim. „Në këtë moment, mu dukë se e gjithë bota për mua ndryshoi“, ka pohuar për „Süddeutschen Zeitung“, njëzeteshtatëvjeçari, përcjellë „Shtegu.com“. Fatih D. e kishte njohur vetveten dhe tashmë gjithçka ishte e qartë: Ai është një vrasës, pasi gjatë emisionit kishte mësuar se njeriu që e kishte rrahur, kishte ndërruar jetë.

 

 

 

 

Mëngjesin e 2 qershorit të vitit të kaluar, rrugët e 68-vjeçarit gjerman Peter S. dhe Fatih D. u kryqëzuan para hotelit Dorint në Mannheim. Gjatë një tollovie para hotelit, Fatih e godet plakun me një grusht në fytyrë, ndërsa ai rrëzohet përtokë. Fatih D. largohet nga vendi i ngjarjes, pa mësuar se Peter S. kishte pësuar një hemorragji cerebrale, nga e cila ndërron jetë gjashtë javë më vonë.

 

 

 

Pas përfundimit të emisionit, Fatih D. ishte paraqitur në polici vullnetarisht, ndërsa ai rrezikon të dënohet nga tre deri pesëmbëdhjetë vite burg.