Austriakët dëbojnë qenin Cuppa për në Maqedoni

48 Lexime

05:54:39                   2016-12-29

 

 

 
Një lajm interesant vjen nga Austria, prej nga një lexues ka shfaqur dhimbjen e madhe pas dëbimit të një qeni për në Maqedoni. Në portalin „meinbezirk.at“, ai ka shfaqur indinjatën e tij të thellë pas dëbimit të qenit me nofkën Cuppa, për të cilin nuk ka informata nëse bëhet fjalë për ndonjë kafshë të sjellur nga Maqedonia.

 

 

 

 

Në vazhdim, „Shtegu.com“ ju sjellë shkrimin e lexuesit austriak në tërësi:

 

 

 

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, edhe ate mu për festën e Krishtlindjeve!

 

 

 

Fqinjët shpeshë ishin kërcënuar se do ta largojnë, pasi nuk donin apo nuk mundnin të kujdeseshin për te. Por, unë gjithnjë shpresoja se gjithçka do të përfundojë si është më së miri, se ndokush do ta rregullojë ndonjë gardh të kapshëm, në mënyrë që ndokush të përkujdesej për te.

 

 
Sot e kuptova se ai është dërguar për në Maqedoni. Nuk mund aspak ta paramendoj se si do të kalojë atje.

 

 
Vallë, çfarë janë këta njerëz, të cilët e larguan aq lehtë këtë kafshë të gjorë, e cila aspak nuk u kishte bërë keq. Ata e dhanë shumë shpejt, nga mendjelehtësia ose nga marrëzia.
Jam i bindur se në Austri do të gjenim ndonjë vend të mirë për Cuppën, vetëm po të hapte ndokush gojën. Por, ja që ndodhi ajo më e keqja, Cuppa u largua shumë shpejt.